Gjykata e Lartë refuzoi rekursin për pafajësi të ish-ministrit të Punës në qeverinë e Sali Berishës, Spiro Ksera, i cili u dënua në 2016 me 1 vit e 8 muaj burg për korrupsion.
Gjykata e Lartë ka vendosur refuzimin e rekursit të bërë nga ish-ministri për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të 12 dhjetor 2016 që e dënoi.
Ksera u dënua me akuzën se në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit Kleves Bitro si dhe mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë vodhi paratë e akorduara për aktivitetet e shtresave të ndryshme sociale, rreth 30 milionë lekë të reja.