-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liberalizimi i vizave, KE: Po përgatisim një raport tjetër të përditësuar

Kryesoret

Komisioni Europian edhe këtë vit rikonfirmoi se kushtet e vendosura ndaj Kosovës për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet e zonës Schengen janë të plotësuara.

Në ditën kur u mblodh Grupi Punues për Vizat, KE ia dërgoi edhe një vlerësim të ri të përditësuar përfaqësuesve të vendeve anëtare, në bazë të cilit shumë shtete kanë thënë se do të vendosin se a janë pro heqjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Takimi i ri për vizat është paralajmëruar më 9 e 10 dhjetor.

Sipas raportimeve Franca, e përkrahur edhe nga disa shtete të tjera, sërish nxori telashe. Propozimi i saj që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Europë, ETIAS.

Derisa një komunikatë zyrtare pas kësaj mbledhje u lëshua nga Presidenca Çeke e Këshillit Europian. S’u tha shumë për përmbajtjen e diskutimit, por u njoftua se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këto diskutime sërish Komisioni Europian iu përvjel punës për të hartuar edhe një raport shtesë për procesin e liberalizimit të vizave. Këtë e konfirmoi vetë KE në një përgjigje për Gazetën Express.

“Për liberalizimin e vizave, Komisioni i qëndron vlerësimit të korrikut të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet.

Pas votimit në favor të Kosovës të Parlamentit Europian në vitin 2019, propozimi është ende në pritje në Këshill – siç e dini – dhe ne mirëpresim që diskutimet janë gati të rifillojnë. Ne jemi duke mbështetur diskutimet me një përditësim teknik të vlerësimit tonë”, tha një zëdhënëse e Komisionit Europian.

Ky organ i BE-së përsërit se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar drejt rrugës së saj për në Union./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit