Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë po planifikon të legalizojë kanabisin.
Në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit dot të jetë e ligjshme blerja dhe mbajtja e deri në 20 gram kanabis nga mosha 18 vjeç e lart.
Në kanabisin e legalizuar, sasia e lëndës dehëse THC nuk duhet të kalojë 15%, për të shmangur dëmtimet e trurit të lidhura me kanabisin.
Megjithatë, personat e moshës 18-21 vjeç do të lejohen të shesin vetëm produkte me përmbajtje deri në 10%.
Ministria e Shëndetësisë planifikon gjithashtu të organizojë kurse parandalimi të detyrueshme për adoleshentët nën 18 vjeç .
Gjithashtu do të lejohet kultivimi i deri në dy bimëve kanabis për përdorim personal.
Legjislacioni përkatës pritet të jetë gati për votim deri në fund të vitit, megjithëse shumica e shteteve tashmë nuk ndjekin penalisht për posedim të një sasie të vogël, por kanabisi konfiskohet.