Një rast i çuditshëm është zbuluar në burgun e Italisë. Një 28-vjeçar nga Pakistani ka rënë në burg prej 4 muajsh.
Koordinatore e shoqatës Antigone, Sussana Marietti ka tregar historinë përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”.
“Në muajt e fundit kam kërkuar lajme, shpjegime, zgjidhje. Por nuk kam arritur në asnjë konkluzion”.
E takova në një dhomë reparti në spitalin e burgut. Ai flinte. Ose gjithsesi ishte i shtrirë në krevat, me sy të mbyllur dhe i pa lëvizur.
Infermierja më shpjegoi se djali fle gjithmonë.
Në rrëfimin e publikuar në blogun e ‘Fatto Quotidiano’, Susanna Marietti shpjegon gjithashtu origjinën e këtij pseudonimi të çuditshëm: Personeli i burgut që më shoqëroi në një vizitë iu referua me pseudonimin “Stimulatori”.
E pyeta pse dhe isha tha se kontrollet e ndryshme mjekësore – të shumta, edhe jashtë burgut, në spitalin Sandro Pertini ku djali ishte shtruar disa herë – nuk gjetën asgjë që të shpjegonte gjendjen e tij.
Ky është një problem serioz, të cilit ende duket se nuk i është gjetur zgjidhja, nënvizon Marietti.
“Nëse nuk mund të merret një diagnozë, nuk është e lehtë të kuptosh as trajtimin që duhet adoptuar”, vijon eksperti.
Për momentin dimë vetëm se në të kaluarën ai është shtruar disa herë në repartin e mbrojtur të spitalit Sandro Pertini. Megjithatë, ne nuk i dimë arsyet e atyre shtrimeve, nëse ai ishte tashmë në këtë gjendje apo për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, shpjegon Marietti./Today.it