-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Putin më dërgoi një shishe me vodka dhe një letër shumë të ëmbël’/ Giorgia Meloni reagon pas deklaratës së Berlusconit

Kryesoret

Pak më shumë se 24 orë nga deklaratat pro Putin të Silvio Berlusconit, reagon këtë mbrëmje, kryeministrja e ardhshme italiane Giorgia Meloni. Me një njoftim zyrtar pas shumë orë heshtje, ajo lëshon ultimatumin ndaj Kavalierit; qeveria e re do të jetë atlantiste e europiane! Kush është kundër do të mbetet jashtë qeverisë sipas Giorgia Melonit.

“Për një gjë kam qenë e jam dhe do të jem gjithmonë e qartë. Unë synoj të drejtoj një qeveri me një linjë të qartë dhe pa ekuivokë të politikës së jashtme. Italia është tërësisht, dhe me kokën lart, pjesë e Evropës e Aleancës Atlantike. Kushdo që nuk është dakord me këtë gur themeli nuk do të jetë pjesë e qeverisë dhe me koston e të mos krijuarit qeveri. Italia me ne në qeveri nuk do të jetë kurrë hallka e dobët e Perëndimit, kombi jo i besueshëm, gjë kaq e dashur për shumë nga kundërshtarët tanë. Italia do të ringjallë besueshmërinë e saj dhe kështu do të mbrojë interesat e saj. Për këtë do të kërkoj qartësi nga të gjithë ministrat e një qeverie të mundshme.’, tha Meloni.

Sipas Kryeministres së ardhshme italiane, rregulli i parë i një qeverie politike që ka një mandat të fortë nga italianët është të respektojë programin që votuan qytetarët. Sipas Melonit, nesër në ora 10.00 nisin konsultimet zyrtare të Presidentit të Republikës Sergio Mattarella për formimin e qeverisë së re.  Giorgia Meloni mund të marr mandatin ditën e premte datë 21 tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit