Udhëheqësi i Kherson i zgjedhur nga Rusia, ka bërë me dije se 60, 000 njerëz do të evakuohen në gjashtë ditët e ardhshme.
Vladimir Saldo më tej ka theksuar se autoritetet po zhvendosnin civilë në bregun e majtë të Dnipros në mënyrë që të lejonin ushtrinë të vepronte me vendosmëri.
Sakaq sulmet ruse me raketa dhe dronë në stacionet e energjisë, kanë lënë më shumë qytete, qyteza e fshatra pa rrymë në Ukrainë, kanë thënë autoritetet më 19 tetor.
Sulmet që kanë nisur më shumë se një javë më parë, kanë shkatërruar pothuajse një të tretën e stacioneve energjetike të Ukrainës dhe kanë lënë pa rrymë më shumë se 1.000 vendbanime.