Të paktën tre objekte energjetike të Ukrainës u sulmuan të mërkurën, sipas zyrtarëve rajonalë ukrainas.
Raporti i fundit erdhi nga rajoni Ivano-Frankivsk në Ukrainën perëndimore, ku Svitalana Onyshchuk, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se termocentrali me qymyr në Burshtyn ishte goditur.
“Fatkeqësisht sot rajoni ynë u sulmua me raketa. Sot është goditur TEC-i ynë i Burshtyn-it. Si rezultat i goditjes filloi një zjarr”, shkroi Onyshchuk në një postim në Facebook.
“Të gjitha shërbimet emergjente janë duke punuar në vend. Faleminderit Zotit nuk ka viktima”, shtoi Onyshchuk.
Më herët të mërkurën, zyrtarët në rajonin Vinnytsia në Ukrainën qendrore dhe distriktin Kryvyi Rih të rajonit qendror lindor Dnipropetrovsk raportuan sulme ndaj objekteve energjetike.