-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rusët po vijnë”, libri më i ri i studiuesit dhe diplomatit të karrierës, Shaban Murati

Kryesoret

Studiuesi dhe diplomati i karrierës, Shaban Murati ka botuar veprën e tij më të fundit të titulluar “Rusët po vijnë”. Vepra në fjalë është botuar nën kujdesin e veçantë të kryetarit të fondacionit “Hasan Tahsin”, Alket Veliu.

Kjo vepër është një përmbledhje e analizave diplomatike për politikën e jashtme të Rusisë, duke nisur që nga agresioni i parë mbi Ukrainën në vitin 2014. Vepra gjithashtu vjen në situatën më të nxehtë të këtij agresioni të dytë dhe është një vijim i veprës së parë “Rusia Ballkanike”.

Autori ka ndërtuar nëpërmjet analizave të plota, tiparet kryesore të veprimit shtetëror rus, si dhe portretin real të diplomacisë dhe politikës së jashtme ruse ndaj Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës.

Diplomati i karrierës, studiuesi dhe analisti, z. Shaban Murati njihet për botimin e shumë librave, mijëra artikujve për çështjet kombëtare shqiptare, për Ballkanin, për diplomacinë, për marrëdhëniet ndërkombëtare, si edhe në fushën e mediave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit