-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia paralajmëron betejë në ashpër në Kherson

Kryesoret

Mediat prej ditësh kanë paralajmëruar se një betejë e madhe do të zhvillohet në Kherson të Ukrainës.

Këtë së fundmi e ka konfirmuar edhe Moska, përmes deklaratave zyrtare. Shumë qytetarë janë paralajmëruar të largohen nga kjo zonë, pasi një ofensivë e madhe pritet të bombardojë qytetin në vijim.

“Beteja për Kherson do të fillojë në të ardhmen shumë të afërt. Ne këshillojmë civilët, nëse është e mundur, të largohen nga zona”, tha Sergei Surovkin.

Siç u sqarua mëngjesin e së mërkurës, evakuimet do të përfshijnë afërsisht 50 deri në 60 mijë qytetarë dhe pritet të zgjasin gjashtë ditë.

Të dashur banorë! Largohuni menjëherë. Do të ketë granatime të zonave të banuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Nga ora 07:00 autobusë nga porti i lumit në bregun e majtë ”, thuhet në mesazhin e gjeneralit Sergei Surovkin.

Në të njëjtën kohë, sipas agjencisë ruse TASS, shërbimet administrative të rusëve, që ishin në të djathtë, po lëvizin në bregun e majtë të lumit.

Surovikin pranoi se situata ushtarake në Ukrainë është “e tensionuar”, veçanërisht rreth Khersonit.

Situata në zonën e “Operacionit Special Ushtarak” mund të karakterizohet si e tensionuar”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit