Kreu i Partisë Demokratike në Kosovë, Bedri Hamza, pas thirrjes së Kurtit për Presidentin, ka njoftuar se PDK nuk do të nxjerrë asnjë emër për kreun e shtetit.
Propozimin e ri të VV-së, ai e ka quajtur manovër të kryeministrit Albin Kurti.
“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga VV-ja e s’ka as tash”, tha Hamza.









