Gjatë natës së sotme, një shpërthim me tritol ka zgjuar banorët, në zonën e ish-Bllokut.
Policia bën me dije se në derën e jashtme të një dyqani kozmetik është hedhur lëndë plasëse. Dyqani është nën pronësinë e Enisa Pirollit.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk dihen ende se autorët dhe shkaqet e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.