Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend akuzoi sot opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të mos kursejnë energjinë elektrike.
“Duhet të kursejmë energji. Ne zbatojmë politikat e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian foli për masat që do të merren. Po flet Brukseli për ndërprerje energjie, ju e kuptoni këtë shumë mirë. Në kohën tuaj ishte e çuditshme të kishte drita. Kur sot qeveria shqiptare do të ofrojë mburojë sociale, dhe i duhet të aplikojë fasha duhet të kuptoni se kjo është më e mira.
Energjia në Shqipëria, pavarësisht se çfarë thoni ju kur dilni nëpër banaqe që flisni për bujarinë e zotit etj, etj. Opozita e rublave vendosi që të marrë 4 hidrocentralet e ndërtuara nga shteti shqiptar dhe i privatizoi, Shkozetin, Ulzën dhe 2 Bistricat.
Kjo opozitë e shqetësuar sot për energjinë duhet të dite për etikë e të tregonte si u copëtua sistemi energjitik shqiptar. Sot nga ato 4 hidrocentrale përfitojë kompani private, duke e shitur kw/h për 500 Euro.
Ne e kemi të qartë se ju duhen instrumente për bashkëpunim. Nuk e di çfarë bëtë ju deri ne 2013 përveçse shkatërruat gjithë sistemin energjetik. Skavica është vepra më e rëndësishme pasi krijon rezervën natyrore që i duhet këtij vendi. 9 muaj nga sot skavic do të fillojë punimet në terren. Ju në CV tuaj keni vetëm tmerre, termocentrale që nuk u ndezën kurrë. Ne e kemi kthyer në projektin më të madh të Ballkanit, me gaz të lëngshëm. Por kjo ju nuk ju pëlqen pasi jeni financuar nga gazi rus”, tha Balluku.