9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Reforma në drejtësi ka sjellë zhvillime pozitive në Kushtetuese

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja”, organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

“Gjatë fjalës së tij, Begaj nënvizoi faktin se Gjykata Kushtetuese është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Një vend, që linte pas një të shkuar diktatoriale, me institucione të kontrolluara tërësisht nga partia-shtet, në këtë rrugëtim të ri nuk kishte si të mos përballej me sfida të shumta.
Konceptet themelore të funksionimit të institucioneve në demokraci, si ndarja e pushteteve, kontrolli dhe balanca, paanshmëria e drejtësisë, mund të duken të thjeshta në planin njerëzor intelektual, por zbatimi i tyre ishte dhe mbetet kompleks.

Ai përfshin jo vetëm reformim të kuadrit kushtetues dhe ligjor, të shumë institucioneve, por edhe mendësi të re, formim të ri profesional e intelektual të shumë aktorëve institucionalë e shoqërorë, brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë”, tha Begaj.
“Që nga 1992, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar çështje të natyrave të ndryshme dhe është konfirmuar si një institucion i balancuar dhe i vendosur në rrugëtimin drejt standardeve më të mira.
Emra të shquar të jurisprudencës shqiptare kanë qenë pjesë e këtij institucioni dhe kanë hedhur themelet e drejtësisë kushtetuese në vendin tonë.
Sot është dita më e mirë për të shprehur vlerësimet më të larta për të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e kësaj Gjykate ndër vite, që kanë punuar me përkushtim për të ndërtuar një Gjykatë me autoritet, e ngjashme me gjykatat homologe në Evropë.
Është dita e duhur për të mbështetur trupën e Gjykatës, në punën e tyre për të garantuar që pushteti ushtrohet gjithnjë brenda legjitimitetit kushtetues dhe që interesi publik është i mbrojtur në çdo rast”, shtoi më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit