Kuvendi sot ishte i mbushur me debate të forta mes qeverisë dhe opozitës. Edi Rama nuk ishte në seancë, por Sali Berisha ashtu sikur e paralajmëroi ishte dhe debatoi me shumicën për disa cështje. Kryesorja ishte energjia dhe kriza. Por nuk munguan edhe batutat dhe të qeshurat.
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili dhe Sali Berisha janë takuar në Kuvend dhe kanë pasur një bisedë të shkurtër mes tyre. Ajo çka tërhoqi vëmendje është një moment, kur Vasili i tregon Berishës diçka në celularin e tij dhe ky i fundit shkrihet se qeshuri.