Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit gjatë natës në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet se ka humbur jetën në ambientet e komisariatit nr. 3 pas shoqërimit të tij nga patrulla.
Duke iu referuar burimeve edhe nga spitali i Traumës, Çelmeta konfirmon se i riu kishte shkuar i vdekur në spital.
Gjithçka nisi kur rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.
Por ky i fundit, konkretisht 32-vjeçari Laer Kurti, tentoi të largohej, por u kap më pas. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.
BALLKAN WEB