Ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se ka përdorur 500 mln euro nga borxhet por që nuk ka bërë asgjë. Sipas saj kriza ka treguar një skaner të plotë të situatës së politikave energjetike në vendin tonë
“Qeveria shqiptare ka përdorur 500 mln euro nga borxhet që qeveria shqiptare ka marrë me taksat e qytetarëve, për të investuar në fushën e energjetikës. Tani, nuk mund të justifikohen thuajse gjysmë miliardë euro nga paratë e taksave duke ndërtuar histori që ne kemi investuar për Shqipërinë më shumë se sa 30 vite të marra së bashku.
Kjo sepse një situatë krize ka treguar një skaner të plotë të situatës së politikave energjetike në vendin tonë.
Për vitin 2021 ka pasur një rritje të blerjeve të energjisë nga burimet e rivonueshme apo panelet diellore. Rritja është me 5% dhe kjo rritje është e barabartë me rënien e importit të energjisë nga bursa e Hungarisë.
Sikur qeveria shqiptare të mos angazhohej si kabinet për të miratuar mbi 34 leje për fshatra turistikë në zonat e mbrojtura por të mbështeste investime strategjike për parqet fotovolatike (pra parqet solare) sot do flisnim ndryshe“, tha Tabaku.
Në fund Tabaku i kërkoi qeverisë mos të bëjnë shpëtimtarin për faktin që shtyn rritjen e çmimit me një muaj.
“Dalin si shpëtimtar thjesht sepse shtyn me një muaj rritjen e çmimit të energjisë elektrike.” përfundoi Tabaku.