-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pedagogët në protestë: Kjo është shpresa e fundit, gjysmën e rrogës e lëmë për literaturë

Kryesoret

Ditën e sotme është zhvilluar edhe dita e 4 e bojkotit nga pedagogët të cilët kërkojnë nga qeveria që ti plotësohen kërkesat.

Pedagogët kërkojnë rritje me një pagë prej 8%.

Harri Aleksi, pedagog i Universiteteve të Arteve, u shpreh se shpresa fillon me përmirësimin e gjithë kërkesave që tona.

“Ne gjeneratat e pedagogëve të rinj mbështesim peticionin. Kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara. Sistemi lëngon sepse financimet për arsimin shkurtohen.
Kërkimi shkencor është lënë me më pak se gjysmën e financimit të kërkuar. kërkimi shkencor rrit cilësinë e mësimdhënies. Kërkimi shkencor ndikon dhe në sistemin e literaturës që i shërben studentit.
Unë jap lëndën e arteve dixhitale, ky zhanër nuk ka literaturë në Shqipëri.
Z. Kryeministër ju keni deklaruar për ne pedagogët se nuk e meritojmë rritjen e rrogës. Unë gjysmën e rrogës sime të pamerituar çdo muaj e shpenzoj për literaturë. Marr literaturë ekstra. Nuk e di se ç’duhet të bëj tjetër për merituar rrogën.
Nëse flasim për meritën, unë mendoj se puna juaj lë shumë për të dëshiruar sa i përket ministrave të emëruar me plagjiaturë. Mos vallë keni parasysh ministra të kabinetit tuaj kur thoni se pedagogët nuk e meritojnë rrogën?
Duhet të qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona. Jemi këtu për gjërat që meritojmë dhe na mohohen”, tha pedagogu .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit