-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Larg qoftë të jetë I.M. bashkëpunëtor i sigurimit”/ Rama thirrje nga Kuvendi: Të hapen dosjet e të biem rehat!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar informacionet e publikuara nga Autoriteti i Dosjeve se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. 

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha “larg qoftë të jetë ai I.M. që mendojnë të gjithë”, duke iu referuar këtu kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kreu i qeverisë deklaroi se komunizmi ka vdekur, ndërsa kanë mbetur gjallë vetëm pjella e saj që hiqet si antikomunist.

‘Për të deklasifikuar të ashtuquajturat sekretet shtetërore. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë që të votojnë. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo parti bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, hedhjen dritë tek hijet sepse kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë. Mund të arrihet deri në pikën që hijet t’i kesh me vete dhe të ulërish ndaj tyre. Falë komunizmit lulëzon prej 32 vitesh një shkollë oratorie që patëm rastin ta shohim.’, tha Rama.

Ai vijoi më tej duke shtuar se: ‘Dalin këtu njerëz që nuk kanë lidhje dhe flasin sikur u ka rënë mbi kokë gjithë halli i komunizmit. Këtë do e shijonte sekretari i parë i partisë, sekretari tjetër që mori partinë tjetër që sot është non-grata. Komunizmi ka vdekur, ka shumë kohë që ka vdekur. Ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunistit antikomunist. Si frymë dhe si qasje që torolis gjithë dynjanë, jo po lustracioni, ndërkohë që këtu është shumë e thjeshtë, hiqet një pengesë dhe këtyre personaliteteve shtetërore u hapen dosjet’, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë: ‘Ku ta gjejmë që të marrim një përgjigje lehtësuese dhe larg qoft që shtetasin I.M. e kemi pasur 30 vjet “merre e ngjite” ku ka pasur vend në piramidën shtetërore. Sekretar shteti, ulu, kryeministër, ulu, kryetar ulu. Larg qoftë të jetë ai. Kështu që është shumë e thjeshtë. Kjo është një tjetër arsye për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh. E para, non-grata bashkë me krahun radikal antijuridik, nuk është këtu në sallë. Të gjithë kanë marrë arratinë. Kanë shumë arsye. E dyta, si mund t’i thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet. Kur vetë i shmangesh një ballafaqimi të thjeshtë me të vërtetën.’, vijoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit