-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ulëritësi numër 1”/ Rama nga Kuvendi: Pse nuk vjen non grata të votojë hapjen e dosjeve?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në parlament ka folur për hapjen e dosjeve, duke thënë se personat që nuk duan të hapen janë ata që ulërasin më shumë kundër tyre. Sipas Ramës, i pari që nuk e do këtë është Sali Berisha, i cili bëri ligjin e lustracionit si një truk, që të mos lejonte pikërisht hapjen e dosjeve.

“Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke e pjellë komunistet anit komunist. Duke dëgjuar disa parafolës që flisnin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë kamp internimi mu kujtua At Zef Pllumbi i cili më ka thënë njëherë: “Don me e dit kush ka bashkëpunua me ta, ndigjo kush ulërt më shumë kundër tyne”

Mjaft të marrës ulëritësin nr 1 sepse këtu mungon sepse nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK-u dhe të kujtosh sesa shumë ka folur me ulërima kundër komunizmit, duke patur 8 vjet resht mundësinë për të hapur dosjet dh e nuk e bëri’, tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri tha se: ‘Ku e ke Oert non gratën, pse nuk vjen të votojë dhe ti hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot. Sepse sic thotë edhe autoriteti i dosjeve që nuk e krijoi PD, por PS. Kjo është ironia e At Zef Pëllumbit, ju që ulërini më shumë i mbani të mbyllura dosjet, ndërsa ne i hapëm dosjet. Dosjet janë hapur që në 2015. Ka vetëm një kategori që janë të pahapura. Një kategori që janë të pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës që në fakt ekzistojnë në dosjet e ish sigurimit. Dosjet janë hapur..

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit