10 nxënës që përfunduan gjimnazin me 10 absolute morën sot “Medalje të Artë” nga kryeministri Edi Rama, i cili u dha një lajm të mirë dhe një të keq. Ai tha se të gjitha studentët që do të mbrojnë universitetin në Shqipëri do të mbahen “peng” tre vite për të punuar këtu dhe më pas të ikin ku të duan.
“Asnjëri nuk pati mirësinë që t’ja kthente këtij vendi. Unë e di që atje direkt të vijnë dhe të kërkojnë kompani dhe studio prestigjoze avokatie apo sisteme të tjera për të ofruar punë.
Por të firmosësh një marrëveshje me shtetin tënd për t’i marrë para nga taksat dhe të thuash unë do të shkojë të studioj dhe pastaj do të kthehem dhe jo vetëm të mos kthehesh por as të mos kujtohesh të bësh një letër.
Dhe të vihesh në dispozicion në një mënyrë apo një tjetër. Por të thotë jam në dispozicion. Kjo është shumë e tepërt dhe boll. Ne nuk do të financojmë më studime jashtë, por “ufo” këtu, ata si ju apo të tjerë.
Askush që do të hyjë nuk do ta marrë diplomën përpara tre viteve. Do të punosh tre vite këtu, mjek, do të marrësh diplomën dhe më pas do të jesh i lirë të rrish këtu ose të shkosh jashtë” tha Edi Rama.