-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta, pedagogu: Kërkesat tona janë minimaliste

Kryesoret

Luan Myrtaj pedagog nga universiteti Politeknik i Tiranës ka deklaruar se një qeveri dhe një kryeministër që janë të interesuar për përparimin e shoqërisë, “nuk do ta zinte gjumi natën” për të plotësuar kërkesat e pedagogëve dhe për të investuar tek arsimi i lartë.

Po ta shohim kërkesat që ka vetë protesta janë minimaliste e një kryeministër i një shteti sovran të shikojë që peadgogët ngrihen në protestë e janë minimaliste do ishte njeriu më i kumtur në botë që do thoshte çfarë keni çfarë duhet e si ta ndreqim”.

Sipas tij, analiza duhet të niste me pyetjen “do prodhojmë profesionistë delexhinj apo copa mishi me dy sy?”

“Nëse duam të prodhpjmë delexhinj kryeministri s’ka pse ta dëgjojë fare këtë protestë, nëse do delenxhinj e copa mishi me dy sy, kryeministri e ministrja me radhë s’kanë pse ta vënë fare ujin në zjarr.

Nëse duan të nxjerrin profesionistë e që shoqëria të përparojë atëherë kryeministrin nuk duhet ta zinte gjumi por të vinte këtu e të kërkonte një mijë herë të falur”.

Pedagogu komentoi dhe deklaratat e Ramës për kontrollin e pasurisë së pedagogëve.

“Sa i përket shantazheve e albanian aty i ka tatimet ka për detyrë të na kontrollojë ska pse të ngrejë zërin vetëm kur ka protestë, turp që një kryeministër 10 vjet në detyrë nuk ka pasur një protestë nga profesorët, është turp që ne këtu nuk kemi rektorët të reshtuar.
kjo tregon sa të shitur e manipuluara janë zgjedhjet universitetin e kanë kthyer në celulë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit