Spitali Universitar i Traumës ka njoftuar se Laer Kurti ka shkuar i vdekur dhe nuk ka ndërruar jetë atje, sikur deklaroi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
“Në raste të tilla spitali Universitar i Traumës njofton morgun Tiranë dhe më pas procedura për ekspertizën mjeko-ligjore ndiqet prej tyre” thuhej në njoftim.
Por AMP dha një tjetër version. “Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë” tha AMP.
32-vjeçari humbi jetën në mënyrë misterioze pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit nr.3. Ai nuk ju bind urdhrit për të ndaluar dhe u kap në rrugën “Don Bosko”.