Vetëm 6 javë më parë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson la detyrën. Pas një debati intensiv dhe kundërshtimi nga shumica e deputetëve, Lizz Truss kryemi9nistrja më e re e Britanisë vendosi të dorëhiqej.
Tashmë Johnson pritet që mund të rikthehet sërish në krye të vendit.
Boris Johnson pritet të futet në garën e lidershipit për të zëvendësuar Liz Truss dhe beson se kjo është një çështje e ‘interesit kombëtar’.
Beteja për të zëvendësuar Truss tani po fillon.
Ajo tha se kishte rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e Komitetit të 1922, se ‘do të ketë një zgjedhje për lidership që do të përfundojë brenda javës së ardhshme’ dhe se ajo do të qëndrojë në detyrën e kryeministres derisa të zgjidhet një pasardhës’.
Laburistët kërkuan zgjedhje të përgjithshme, ndërsa kandidatët për udhëheqjen konservatore po vlerësojnë shanset e tyre për të marrë pushtetin.