Pedagogët kanë hyrë në ditën e 5-të të Bojkotit ditën e sotme. Si çdo ditë edhe sot ata do të mblidhen në orën 10:00, tek Korpusi i Politeknikut, duke vijuar me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.
Ndërkohë kujtojmë se pedagogët kanë njoftuar bojkot të mësimit pa afat, deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është ajo për rritjen e pagave dhe shtimi i buxhetit për kërkim shkencor.
Po ashtu nuk përjashtohet as mundësia e përshkallëzimit të protestës. Sakaq, ftesa për t’iu bashkuar protestës u është bërë edhe studentëve.