Pas akuzave të Ramës se biznesi ju sekretua sepse ishte pa leje, ka reaguar deputeti i PD-së Agron Shehaj. Me anë të një postimi në facebook ka thënë se Rama gënjen dhe se kompania e tij ka marrë me qira para një noteri një ambient me leje.
“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.
Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.
Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.
Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit “, shkruan Shehu.