Banorët e fshatit Luz, në Fushë-Krujë, organizuan sot protestën e tretë për gjendjen e rrugës së dëmtuar, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të shtetit.
Protesta përfshiu edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen të shqetësuar për baltën dhe rrezikun që paraqesin kamionët që shpesh hipin mbi trotuar.
Banorët theksuan se asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga shteti, ndërsa kërkojnë rikonstruksion të plotë të rrugës dhe ndërtimin e një mbikalimi për fëmijët.
Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestat deri në realizimin e kërkesave. Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja, i bashkëngjiti protestës dhe kërkoi që qeveria të investojë në infrastrukturën e fshatit për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe banorëve.









