Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e së premtes në një makinë në Greqi.
Sipas informacioneve, policia ka gjetur të pajetë në makinën e tij, në rrugën Mytilini në zonën e Kypselit dhe dyshon se ai është vetëvrarë pasi pranë tij u gjet një armë tip kallashnikov.
Në fakt, plaga e shkaktuar nga 43-vjeçari ka qenë tronditëse, pasi ka nisur poshtë qafës me drejtim lart, ku plumbi ka shpuar edhe çatinë e makinës!
Ai ishte i lindur në 1979 dhe dyshohet se ishte me origjinë nga Gjeorgjia.