Sipërmarrësi shqiptar, ish-president i ekipit të futbollit Darfo, Gëzim Sallaku ka marrë një tjetër goditje nga drejtësia italiane. Policia Financiare e Breshias i ka sekuestruar gati gjashtë milionë euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Ai konsiderohet si një “person i rrezikshëm” nga hetuesit, të cilët dyshohet se kanë konstatuar një disproporcion të konsiderueshëm mes standardit të jetesës së Sallakut dhe të ardhurave që ai deklaronte në organet tatimore.
Është sekuestruar vila luksoze në Sale Marasino në anën e Brescias të liqenit Iseo si dhe hoteli “Villa Kinzica” e Sallakut. Po ashtu një lokal përballë gjykatës së Brescias, gjithmonë i lidhur me sipërmarrësin po kontrollet.
“La Republica” shkruan se shqiptari është i përfshirë edhe në një hetim nga Prokuroria Publike e Breshias me 68 persona të tjerë për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.