Irani u ka kërkuar qytetarëve të tij në Ukrainë që të largohen nga vendi dhe të shmangin udhëtimet atje për shkak të “përplasjeve ushtarake të intensifikuara dhe rritjes së trazirave”.
“Për shkak të intensifikimit të përleshjeve ushtarake dhe rritjes së trazirave në Ukrainë, qytetarët iranianë këshillohen fuqimisht të mos udhëtojnë në këtë vend. Në të njëjtën kohë, të gjithë iranianët që jetojnë në Ukrainë këshillohen të largohen nga vendi për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre”, thuhet në deklaratë.
Lëvizja vjen pasi aleatët e SHBA-së dhe evropianëve akuzuan Iranin për furnizim me drone në Rusi për përdorim në Ukrainë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të mërkurën se SHBA ka “prova të bollshme” se dronët iranianë po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike.
Shtëpia e Bardhë tha se personeli ushtarak iranian ka vizituar Krimenë për të ndihmuar në operacionet ruse që synojnë infrastrukturën civile në Ukrainë duke përdorur dronë.