Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten, më 2 janar, do të nisë numërimi i fletëvotimeve nga diaspora, përkatësisht atyre të dërguara me postë.
Deri më tani janë pranuar mbi 28 mijë pako me fletëvotime nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë, prej të cilave 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa rreth 950 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Procesi i tërheqjes së votave nga jashtë Kosovës do të vazhdojë deri më 5 janar 2026.









