Dita e premte e 21 tetorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Nuk priten reshje në të gjithë qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 12 / 23°C, në vendet e ulëta 11 / 24°C dhe në vendet malore 4 / 19°C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.









