-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rumania përgatit tunelet kundër bombave bërthamore

Kryesoret

Luftimet rreth centraleve bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimet e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore taktike kanë ringjallur frikën bërthamore në Evropë. Kjo është e pranishme veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të përballeshin me pasoja më të mëdha në rast të një ekspozimi ndaj rrezatimit.

Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik u dha një ndjesi sigurie qeverive, duke bërë që ato të mos u kushtonin shumë rëndësi planeve të tyre të mbrojtjes civile. Disa qendra të vjetra strehimi sot cilësohen si muze ose relike të një epoke më të hershme të frikës bërthamore që sot nuk ofrojnë mbrojtje të vërtetë.

Në Rumani, ish-miniera e madhe nëntokësore e kripës, “Salina Turda” tani një pikë turistike, është në listën e qeverisë si një nga objektet që mund të shërbejnë si qendër strehimi.

“Kjo minierë kripe është në kategorinë e hapësirave që mund të përdoren përkohësisht, që nuk janë qendra të duhura strehimi, por që mund të shërbejnë për mbrojtje. Unë përfaqësoj rajonin e Bukureshtit dhe Ilfovit dhe ne nuk kemi këtë lloj hapësire, por kemi hapësira të tjera në pjesën tjetër të vendit si stacionet nëntokësore të trenave”, thotë Lejtnant Koloneli Vasile Daniel, zëdhënës i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit