-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e energjisë? Rama: Mbase do të na duhet ta vendosim për nëntorin

Kryesoret

Në nëntor mund të vendoset fasha për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj.

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Fieri, se nëse nuk do të ketë reshje apo të gjendet një shteg, fasha që u anulua në tetor do të vendoset në nëntor.

Megjithatë ne patëm një shteg shumë të vogël dhe nuk e vumë fashën. Për ditë lutemi me shpresën që të bjerë shi.

Na duhen reshje, nuk po kemi dhe jemi në atë gjurmimin për të gjetur shtëngun përsëri që ta shmangim përsëri, por mbase do të na duhet ta vendosim atë fashën.

Kjo për të thënë që sa më shumë të kursejmë aq më shumë energji kemi” tha ai.

Çfarë është fasha dhe familjet që prek?

Familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH që shpenzojnë.

Familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Në tetor ky vendim u anulua, pritet për t’u parë vendimi për muajin nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit