-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NASA ngre komitetin për UFO-të, zotohet se do të publikojë të dhënat

Kryesoret

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka njoftuar se ka krijuar një komitet prej 16 anëtarësh për të studiuar “Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara (UAP), që është emri i ri për ” Objektet e Paidentifikuara Fluturuese (UFO) ” me fjalë të tjera, jashtëtokësorët e mundshëm që le të vizitojnë planetin tonë.

Komisioni, i cili përfshin shkencëtarë të njohur të specialiteteve të ndryshme (astronomë, fizikanë-astrofizikanë, oqeanografë, specialistë IT, etj.), i drejtuar nga astrofizikani David Spergel, president i Fondacionit jofitimprurës Simons, do të fillojë punën të hënën më 24 tetor. Qëllimi i komitetit, i cili përfshin edhe ish-astronautin amerikan Scott Kelly, është të hetojë objekte ose ngjarje në qiell që nuk mund të identifikohen as me avionë dhe as me fenomene natyrore. Komiteti do të shqyrtojë vetëm informacionet dhe raportet e paklasifikuara, kështu që nuk do të ketë akses në të dhënat e ndjeshme ushtarake.

NASA u zotua se gjetjet e panelit do të publikohen “në përputhje me parimet e NASA-s për  transparencën, ndershmërinë dhe integritetin shkencor”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit