-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusët ndërtojnë fortifikimin antitank prej 2 kilometra

Kryesoret

Një fortifikim pothuajse 2 kilometra është ndërtuar jashtë qytetit të pushtuar nga Rusia të Hirske, në Ukrainën lindore, tregojnë imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies.  

Fortifikimi përbëhet nga katër rreshta piramidash çimentoje që rusët shpresojnë se do të ndalojnë çdo automjet dhe tank ukrainas të lëvizë drejt lindjes. Pas fortifikimeve antitank ndodhet një llogore e madhe. 

Imazhet shtesë satelitore nga Agjencia Evropiane e Hapësirës tregojnë se gërmimi i kanalit u krye në dy pjesë: seksioni i parë i kanalit u hap duke filluar më 25 shtator; seksioni i dytë i hendekut u hap diku midis 30 shtatorit dhe 5 tetorit. 

Dy media ruse kanë raportuar nga vendi i fortifikimit, të cilin e quajtën “Linja Wagner” duke iu referuar mercenarit rus Wagner Group. Zvedza TV, media për ushtrinë ruse, tha se ishte një “vijë e dytë e mbrojtjes” nëse ukrainasit përpiqeshin të depërtonin në zonë.    

Edhe pse fortifikimi mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër një sulmi frontal, nuk ka asgjë që i ndalon forcat ukrainase që thjesht të udhëtojnë rreth fortifikimeve, të cilat shtrihen vetëm 1.6 kilometra ose pak më shumë se një milje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit