-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fali kreditë e studentëve, gjykata pezullon vendimin e Bidenit

Kryesoret

Një gjykatë federale e apelit lëshoi të premten një urdhër për të bllokuar përkohësisht planin e Presidentit Joe Biden për anullimin e miliarda dollarëve borxhe federale të studentëve.

Gjykata e qarkut të tetë të apelit e lëshoi këtë urdhër ndërsa po shqyrton një padi nga gjashtë shtete të drejtuara nga zyrtarë republikanë për të bllokuar programin e anulimit të borxheve. Urdhëri e udhëzon administratën e Presidentit Biden të mos e vërë në zbatim programin ndërkohë që po shqyrtohet padia.

Urdhëri u dha vetëm pak ditë pasi filluan aplikimet e para për falje të borxheve studentore.

Nuk është e qartë se çfarë domethënie do të ketë ky urdhër për 22 milionë personat që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program. Administrata e Presidentit Biden kishte premtuar të mos anullonte borxhe përpara datës 23 tetor, ndërkohë që po përballej me sfida ligjore, por sidoqoftë data më e afërt kur mund të fillonte anullimi i borxheve pritej të ishte mesi i nëntorit.

Pikëpyetja kryesore tashmë është nëse çështja do të zgjidhet deri më 1 janar, kur pritet të rifillojnë pagesat për borxhet studentore që ishin pezulluar gjatë pandemisë. Pritej që miliona amerikanëve t’iu anullohej plotësisht borxhi me planin e Presidentit Biden, por tashmë ata përballen me pasigurinë se mund t’iu duhet të rifillojnë pagesat në janar./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit