-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza e REL/ Lufta në Ukrainë, Lukashenko nuk i thotë dot “jo” Putinit

Kryesoret

Kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat që ia kanë mësyrë Kievit, janë nisur nga Bjellorusia. Shteti i Evropës lindore është bërë trampolinë për agresion, por nuk është përfshirë direkt në luftë. Udhëheqësi i tij diktatorial, Aleksandr Lukashenka, ka thënë në disa raste se është kundër luftës, por nuk e ka fshehur mbështetjen për homologun rus, Vladimir Putin.

“Vetëm një vend – Bjellorusia – është haptazi në anën ruse. Rreth 50 vende janë bashkuar në anën tjetër. Ato e ndihmojnë Ukrainën të bëjë luftë, jo vetëm me armatim, por me trupa, me mercenarë”, ka thënë Lukashenka.

Bjellorusia, po ashtu, e ndihmon Rusinë me mbështetje logjistike, me linja furnizimi, me kujdes mjekësor për ushtarët, si dhe me ofrimin e aerodromeve për nisjen e sulmeve ajrore në Ukrainë.

Por, pas tetë muajsh luftë, forcat ruse atje janë kryesisht të bllokuara ose në tërheqje, dhe Putin duket se po kërkon mbështetje edhe më të madhe nga Lukashenka.

Pas një takimi që dy liderët kanë zhvilluar javën e dytë të tetorit, Lukashenka ka thënë se Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur të krijojnë një “formacion të përbashkët ushtarak”, që do të vendoset pranë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën. Për ta justifikuar këtë veprim, Lukashenka ka thënë se Ukraina dhe aleatët e saj në Perëndim po planifikojnë sulme kundër Bjellorusisë.

“Udhëheqja ushtarake dhe politike e NATO-s dhe disa vende evropiane janë duke shqyrtuar hapur opsionet e një agresioni të mundshëm kundër vendit tonë, përfshirë nisjen e një sulmi bërthamor”, ka thënë Lukashenka.
Ai nuk ka ofruar asnjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime. Ministria e tij e Mbrojtjes, në anën tjetër, ka thënë këtë javë se Bjellorusia do të mirëpresë 9.000 trupa ruse dhe 170 tanke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit