Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhet sot në Pekin, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për të diskutuar mbi konfliktin në Ukrainë, situatën në Lindjen e Mesme dhe një marrëveshje të qëndrueshme tregtare mes dy vendeve.
Trump u shpreh përpara nisjes drejt Kinës:
“Isha thellësisht i zhgënjyer nga NATO-ja, e cila nuk ishte aty kur ne kishim nevojë për të. Ne nuk kemi nevojë për NATO-n, por nëse kishim nevojë për të, ata thjesht nuk ishin aty. Nuk kemi nevojë as për ndihmën e Kinës për përfundimin e luftës me Iranin.”









