Mamaja ime është kaq e çmendur dhe ajo më kontrollon mua gjatë gjithë jetës sime ”, ka treguar vajza e madhe e Madonna -s, Lourdes Leon, e cila tani ka hyrë në industrinë e muzikës.
E reja 26-vjeçare, e cila një muaj më parë publikoi këngën e saj të parë të titulluar “Lock&Key” me emrin e saj artistik Lolahol, përmes një interviste për revistën Interview tha për nënën e saj: Është kaq e çmendur dhe mamaja ime më ka kontrolluar gjithë jetën. Duhej të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo të mbaroja shkollën e mesme.
Lourdes Leon është vajza e parë e Madonës e cila lindi në vitin 1996, fryt i romancës së mbretëreshës së popit me trajnerin personal të shndërruar në aktor, Carlos Leon.
Dashuria e këngëtares së njohur me Carlos Leon, i cili është tetë vjet më i vogël se ajo, zgjati tre vjet dhe romanca u prish menjëherë pas lindjes së Lourdes.