-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje “titanësh” mes Cardi B dhe Madonës: S’ka përse….

Kryesoret

Reperja Cardi B ka sulmuar publikisht Madonna-n për sugjerimin se kënga e saj “WAP” i detyrohej trashëgimisë së hitit të saj “Material Girl”, për etikën e ‘sex-positivity’ (qasje pozitive ndaj seksit, aktiviteteve seksuale, seksualitetit njerëzor).’

“Unë fjalë për fjalë i kam bërë homazhe kësaj gruaje kaq shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë… ajo mund ta thojë fjalën e saj pa vënë emoji të kllounit dhe pa hequr gojën. Këto ikona bëhen vërtet zhgënjime sapo të hyni në industri, prandaj e mbaj për vete”, shkroi reperja në një postim tashmë të fshirë.

Ky reagimi i Cardit vjen pas postimit të Madonna-s në Instagram, e cila sugjeroi se libri erotik i kësaj të fundit “Sex” i vitit 1992 hapi rrugën për shprehjen e kreativitetit të artisteve femra në ditët e sotme.

“Tani Cardi B mund të këndojë për WAP-in e saj. Kim Kardashian mund të zbukurojë kopertinën e çdo reviste me b*thën e saj të zhveshur dhe Miley Cyrus mund të hyjë si një top që shkatërron,” vuri në dukje ajo, duke nënshkruar me: “S’ka përse k*rva……..”

Disa orë më vonë, Cardi njoftoi ndjekësit e saj se ajo dhe këngëtarja e “Like a Virgin” kishin folur dhe kishin sqaruar gjërat mes tyre.

“Kam biseduar me Madonën… Ishte e bukur. Kalofshi një ditë të mbarë dhe vozisni të sigurt ”- shkroi Cardi B.

Madonna replikoi në postimin në Twitter, duke shkruar, “Të dua @iamcardib!! Gjithmonë ka qenë kështu dhe do të jetë gjithmonë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit