-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani raporton për sulm kibernetik ndaj agjencisë bërthamore

Kryesoret

Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha se një server e-mailash i kësaj organizate është hakuar nga një shtet i huaj, raportoi media shtetërore më 23 tetor. Kjo organizatë tha se hakerët kanë publikuar disa informacione në internet.

Ky njoftim vjen një ditë pasi grupi i hakerëve iranianë, Black Reward, pretendoi se ka hakuar sistemin e brendshëm të postës elektronike të Kompanisë iraniane për Prodhimin dhe Zhvillimin e Energjisë Bërthamore.

Ky grup deklaroi përmes rrjeteve sociale se mbështet protestat që po vazhdojnë në Iran, që u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini. Ajo vdiq teksa po mbahej nga policia e moralit të Iranit.

Informacionet e publikuara thuhet se përfshijnë “planet e menaxhimit dhe funksionimit të pjesëve të ndryshme të uzinës Bushehr” dhe “kontratat dhe marrëveshjet për zhvillim bërthamor” që Irani ka lidhur “me partnerët vendas dhe të huaj”.

Organizata për Energji Bërthamore tha se ky sulm kibernetik “ka pasur për qëllim të marrë vëmendjen e publikut”.

“Duhet të vihet në pah se përmbajtja e e-maileve përfshin mesazhe teknike dhe rutinore që shkëmbehen në baza ditore nga përdoruesit e tyre”, tha media shtetërore iraniane.

Bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore, që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë ngecur. Shtetet e Bashkuara thonë se Teherani ka treguar pak interesim për ringjalljen e paktit.

Irani e ka akuzuar SHBA-në se po tenton të përfitojë koncesione në bisedimet bërthamore duke mbështet protestat që po mbahen lidhur me vdekjen e Aminit./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit