Për ditën e nesërme meteorologët parashikojnë mot me temperatura ditore nga 9°C deri në 28°C. Deri në orët e mesditës territori do të mbizotërojnë e kthjellimet në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.
Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.