Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona pasi ka gjetur një kamion me mallra kontrabandë që përfshinin veshje dhe atlete.
Në njoftimin e policisë thuhet se ndër të arrestuarit është dhe një doganier i pikës kufitare të Kapshitcës Romeo Shallo 56 vjeç që dyshohet se lejoi kalimin e kamionit ku u kapën mallrat në pikën kufitare në këmbim të ryshfetit.
Dy të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Theodhor Dhimoshi 42 vjeç dhe Artur Zhymi 51 vjeç të dy banues në Korçë pasi kaluan mjetin e tyre me mallrat kontrbandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.