-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi franko-gjerman, Osmani: As SHBA-ja, e as BE-ja s’kanë kërkuar të heqim dorë nga njohja reciproke

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, pas takimit me homologun e saj nga Malta, George Vella, Osmani u pyet të komentonte deklaratat e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke.

Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat.

“Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike të cilat diskutohen në Bruksel. Siç e dini, ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutimet për fatin e të zhdukurve me dhunë apo edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Dhe përpjekjet e partnerëve tanë që të gjitha këto çështje të shtyhen përpara në një mënyrë të intensifikuar”, tha Osmani.

“Megjithatë, nuk ka pasur kërkesë, qoftë nga SHBA-ja, qoftë nga partnerët e tjerë brenda BE-së asnjëherë që Kosova të heqë dorë nga kërkesa për njohje reciproke, sepse të gjithë e kuptojnë që ajo është domosdoshmëri që e përmbyllë një kapitull të dhimbshëm të asaj çfarë ka ngjarë në këto dekada në Ballkanin Perëndimor, që kanë qenë luftëra të tmerrshme të iniciuara dhe të kryera nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se edhe vetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të ketë në qendër njohjen reciproke./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit