Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 54 vjeçare me inicialet F. O., pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Uniformat blu bëjnë me doje se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një automjet, një telefon dhe një shumë parash.
‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 45”. Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 54-vjeçarja, banuese në Finiq. Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash., thotë policia.
Sipas bluve, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtuese shtetasen F. O., e cila nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por është larguar me shpejtësi.
‘Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se shtetasja F. O. ishte duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit’, vijon njoftimi i policisë.