Protestuesit janë ulur të gjithë në tokë, për të nderuar viktimën, pas akuzave të shumta që hodhën gjatë ditës së sotme drejt qeverisë dhe policisë, duke i akuzuar për vrasjen e 32-vjeçarit dhe fshehje të ngjarjes.
Ndërkohë vdekja e Kurtit vijon ende të mbetet mister, pasi qeveria dhe policia pretendojnë versionin se ai vdiq duke gëlltitur dy qese me kokainë, ndërkohë që familja e tij dhe opozita pretendojnë se ai u vra nga efektivët.