-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia, sulmon sërish infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Kryesoret

Forcat ruse kanë nisur sulme të reja me raketa në Ukrainë, me qëllimin për të dëmtuar sa më shumë infrastrukturën civile të vendit.

Autoritetet ukrainase thonë se rreth 1.5 milionë familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike. Ushtria ukrainase njoftoi se kishte rrëzuar 18 nga 33 raketa të lëshuara nga ajri dhe deti të shtunën.

Rusia ka nisur sulme të reja me raketa, në “shkallë të gjerë” dhe sipas autoriteteve ukrainase objektiv kanë qenë centralet energjitike të vendit. Në fjalimin e tij të përditshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se në të gjithë Ukrainën ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Autoritetet ukrainase thonë se rreth 1.5 milionë familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas zotit Zelensky forcat ukrainase ia kanë dalë të rrëzojnë një pjesë të madhe të raketave e dronëve rusë. Më herët ushtria ukrainase njoftoi se kishte rrëzuar 18 nga 33 raketa të lëshuara nga ajri dhe deti të shtunën.

“Sigurisht që ne nuk e kemi ende aftësinë për të rrëzuar 100 për qind të raketave ruse e të godasim dronët. Jam i sigurt se gradualisht do ta arrijmë këtë gjë, me ndihmën e partnerëve tanë”, tha zoti Zelenskyy.

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj centrale energjitike të Ukrainës, sistemeve të furnizimit me ujë dhe pjesës tjetër të infrastrukturës jetike të vendit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit