-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U sulmua me thikë disa muaj më parë, shkrimtari Salman Rushdie humb njërin sy

Kryesoret

Viktima e një sulmi me thikë në Shtetet e Bashkuara në gusht, shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë, ndër pasoja të tjera të rënda, tha menaxheri i tij për gazetën El Pais.

“Ai ka humbur shikimin në njërin sy… Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Ai është invalid në njërin nga krahët e tij sepse i janë prerë nervat në krah. Ai ka rreth 15 plagë në gjoks dhe në bust”, tha Andrew Wiley.

“Plagët e tij ishin shumë të thella… Ishte një sulm brutal, por ai do të jetojë”, shtoi ai, duke dhënë për herë të parë gjendjen e autorit të Vargjeve Satanike, pa specifikuar nëse ai mbetet në spital.

Më 12 gusht, Salman Rushdie po përgatitej të fliste në një banket në shtetin e Nju Jorkut, kur një burrë nxitoi në skenë dhe e sulmoi me thikë. Sulmuesi, Hadi Matar, një 24-vjeçar libanezo-amerikan, u arrestua në vendngjarje.

Sulmi tronditi botën perëndimore dhe u lidh me fetvën e lëshuar 33 vjet më parë me urdhër të Ajatollah Khomeinit që dënonte me vdekje Salman Rushdie për “blasfemi” përmes librit të tij Vargjet Satanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit