-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ardhja e Rishi Sunak në pushtet krahasohet me Barack Obamën

Kryesoret

“Rishi Sunak bëhet udhëheqësi i parë britanik-aziatik i Mbretërisë së Bashkuar”. Ka qenë ky lajmi kryesor në mediat indiane.

“Rishi Sunak, një ‘hindu krenar’, është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar,” kështu shkruante në faqen kryesore, ‘The Times of India’, në komentin e saj duke shtuar se fitorja e tij nuk mund të kishte ardhur në një ditë më të mirë se ajo e festës Diwali, që njihet si festival ii dritave.

Festivali i dritave që shënon fitoren e dritës mbi errësirën dhe festën më të rëndësishme në kalendarin fetar hindu.

Nëna dhe babai i tij, janë të dy hindu punxhabi, prindërit e të cilëve emigruan nga India në Tanzani dhe Kenia përkatësisht përpara se të vinin në MB në vitet 1960.

Por kjo nuk i ka penguar gazetarët dhe komentuesit indianë ta pretendojnë atë si një prej tyre.

Prezantuesi  i televizionit indian, Rajdeep Sardesai, shkroi në Twitter: “Të mendosh se në ditën e Diëali, Britania e Madhe ka kryeministrin e parë me origjinë indiane. Edhe në 75-vjetorin e Pavarësisë! Yeh hui na baat!”,

Shumë u shprehën se ngritja e Sunak në zyrën më të lartë do të ishte veçanërisht pozitive, duke pasur parasysh statusin e kaluar të Indisë si një koloni e Perandorisë Britanike.

Në Kenia zgjedhja si kryeministër e Sunak, u krahasua me atë të Barack Obamës (shkruan Charlie Mitchell në Nairobi).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit