-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj vendos datën e zgjedhjeve, Zëri i Amerikës: Do të vendoset normaliteti politik

Kryesoret

Në Shqipëri presidenti Bajram Begaj dekretoi sot 14 majin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Pak javë më parë ai zhvilloi për këtë çështje, konsultime me përfaqësuesit e forcave kryesore politike në vend.

Që prej muajit shkurt të këtij viti, parlamenti ka ngritur një Komision të posaçëm për Reformën zgjedhore. Por në 6 muajt e parë të punës, ai zhvilloi vetëm një mbledhje, dhe në shtator kërkoi një shtyrje të afatit dhe me 6 muaj të tjerë. Presidenti Begaj tha sot se “Komisioni i Reformës zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it”.

Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, pritet të rikthejnë një përfaqësim shumëngjyrësh politik në institucionet e qeverisjes lokale, pas zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2019 të cilat u bojkotuan nga opozita e djathtë, duke i lënë fushë të lirë socialistëve, të cilët morën kontrollin e thuajse gjithë bashkive të vendit dhe këshillave bashkiakë. Opozita aktualisht përfaqësohet vetëm në Shkodër, ku kandidati demokrat fitoi në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në mars të këtij viti.

Duke njoftuar datën e zgjedhjeve, presidenti Begaj, vlerëson “nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit